Kurti për “The Telegraph”: Serbia po kërcënon me luftën e tretë ballkanike
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën britanike “The Telegraph” ka thënë se Serbia është duke kërcënuar që ta ndez luftën e tretë Ballkanike.
Shefi i Qeverisë së Kosovës siç shkruan “The Telegraph”, ka akuzuar serbët se po veprojnë “siç kishte vepruar Gjermania në mes të luftërave botërore”.