Lajme

Ministri i Jashtëm i Italisë do të vizitojë nesër Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio, do të vizitojë Kosovën nesër pasdite.

Di Maio do të vijë në Kosovë pas vizitës në Serbi sot dhe pastaj në Maqedoni të Veriut. Fokusi i takimeve do të jenë marrëdhëniet bilaterale.

Sot gjatë takimit në Serbi ai është pyetur para gazetarëve, nga homologu i tij serb Ivica Daciq, nëse BE’ja ka në plan apo jo zgjerimin në Ballkanin Perëndimor.

Në Kosovë, Di Maio do të pritet nga kryeministri, Albin Kurti, Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca dhe kryeparlamentarja, Vjosa Osmani.

Ai do ta mbarojë vizitën e tij me një takim me KFOR’in italian në Kosovë, që ka bazën në fshatin italian në Pejë, dhe me përfaqësuesit e NATO’s.