Lajme

Kurti për sulmin ndaj djalit të Rashiq: Ky krim banditesk erdhi si pasojë e mos nënshtrimit të Rashiq ndaj kërcënimeve të Serbisë

për kryeministër, Albin Kurti thotë se djali i politikanit serb, Nenad Rashiq u rrah sot brutalisht me armë të ftohta.

Kurti thotë se ky krim është i organizuar dhe ka të bëjë me prindin e viktimës që nuk iu nënshtrua trysnisë e kërcënimeve të Serbisë.

“Në qeverinë tonë të re do të punojmë që të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim përkatësie kombëtare të jetojnë të sigurtë.”, shkruan ai.

Postimi i tij i plotë:

Me keqardhje të madhe morëm lajmin se sot në Graçanicë, djaloshi 18 vjeçar, Nikolla Rashiq, u rrah brutalisht me armë të ftohta. Nikolla është i biri i Nenad Rashiqit, politikanit demokrat e të mirënjohur serb në Kosovë.
Duket se ky krim banditesk ndaj Nikolla Rashiqit është i organizuar dhe ka të bëjë me prindin e tij që nuk u thye e as s’u nënshtrua ndaj trysnisë e kërcënimeve të Serbisë. Me gjasë, meqë nuk e frikësuan dot Nenad Rashiqin, ia rrahën të birin Nikollën.
Në qeverinë tonë të re do të punojmë që të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim përkatësie kombëtare të jetojnë të sigurtë.
Kërkoj që organet e rendit urgjentisht ta zbardhin këtë rast dhe kriminelët të përgjigjen para drejtësisë, ndërkaq Nikollës i uroj shërim të plotë e të shpejtë.