Lajme

Kurti pas përleshjes në Kuvend: Nuk frikësohem nga këto sulme

Kreu i Qeverisë Albin Kurti shumë shkurt e ka komentuar përleshjen e ndodhur në Kuvend e Kosovës.

“Nuk frikësohem nga këto sulme” u tha ai shkurt gazetarëve, teksa po shkonte nga Qeveria në Kuvend ku pritet të vazhdojë seanca.

Kurti, ka thënë se Policia e Kosovës nuk do të tërhiqet nga veriu dhe se vetëm 25 për qind e policëve do të zhvendosen nga objektet komunale të katër komunave në veri.

Derisa ka qenë duke folur për marrëveshjen për depërshkallëzimin e situatës në veri para deputetëve të Kosovës, Kurti ka deklaruar se Policia e Kosovës s’ka qenë kurrë më e pranishme sesa tash në veri.

Këto komente Kurti i ka bërë në seancën e Kuvendit që është mbajtur të enjten, para se ministrat e deputetët e pushtetit të përlesheshin fizikisht me deputetët e PDK-së./EO/