Kurti në Prokurori, dëshmon kundër Thaçit e Veselit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbërritur në Prokurorinë Themelore të Prishtinës për t’u intervistuar rreth kallëzimit penal që ka bërë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.
Kurti pretenedon se Thaçi dhe Veseli kanë dhënë dëshmi të rrjeshme nën betim në seancën për organizatën “Syri i Popullit”.
Në ora 11:00 do të intervistohet edhe nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.
Mediat nuk janë të lejuara të dëgjojnë dëshminë e Kurti.