Kurti: Mund të jetojmë edhe pa njohjen e Serbisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur për njohjen e Kosovës nga Serbia duke thënë se nëse serbët nuk e bëjnë një gjë të tillë, Kosova duhet të vazhdojë të jetojë edhe pa atë njohje.
I pyetur për ato që i ka thënë se ai është i përqendruar në çështjet e brendshme të tilla si lufta kundër korrupsionit dhe se mundësinë që dialogu të ndalohet plotësisht, kryeministri Kurti ka thënë se ai nuk është duke planifikuar që ta zëvendësoj varësinë e kaluar të Kosovës nga Serbia në varësinë e re të Kosovës nga njohja e Serbisë në Kosovën shtet të pavarur.
“Sigurisht, unë do të preferoja që Serbia ta njohë Kosovën, por nëse Serbia nuk bën atë, ne duhet të vazhdojmë të jetojmë pa atë njohje. Unë nuk kam në plan të zëvendësoj varësinë e kaluar të Kosovës nga Serbia me varësinë e re të Kosovës nga njohja e Serbisë për shtetin tonë të pavarur. Pra, ne kemi jetuar pa njohjen e Serbisë për 13 vjet. Do të ishte mirë që Serbia të na njohë, por unë nuk do të paguaj njohjen me territorin e Kosovës, as me funksionalitetin e shtetit tonë. Kosova është e pavarur. Kosova është njohur nga 26 nga 30 vendet e NATO-s dhe 22 nga 27 vendet anëtare të BE-së. Rusia dhe Kina nuk na njohin, por Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania e Madhe i njohin ata në Këshillin e Sigurimit. Ne do të duhet të vazhdojmë tutje”, është shprehur Kurti në një intervistë për European Western Balkans.