Kurti: Mohimi i gjenocidit në Srebrenicë është akt i urrejtjes, ata që e mohojnë të përballen me të kaluarën
Sot Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën që e dënon gjenocidin serb në Srebrenicë.
Pas kësaj, kryeministri Albin Kurti tha se ata që e mohojnë atë duhet të përballen me të kaluarën e tyre.
“Sot parlamenti ynë miratoi një rezolutë që njeh dhe dënon
gjenocidin serb në Srebrenicë.Mohimi i gjenocidit në Srebrenicë është një akt i urrejtjes. Ata që e mohojnë atë duhet të përballen me të kaluarën e tyre, të marrin përgjegjësi për veprimet e tyre, të kërkojnë falje dhe të tregojnë pendimin”, ka shkruar Kurti.