FutbollSporti

Sergio Ramos, firmos me PSZH deri më 2023

Sergio Ramos tashmë edhe zyrtarisht është futbollisti i ri i PSZH-s. Ramosi, 35 vjeçar u largua nga Real Madridi si lojtar i lirë në fund të sezonit të kaluar, teksa sot është prezantuar si lojtari më i ri i nënkampionëve të Francës. Spanjolli pasi kaloi testet mjekësore, sot firmosi kontratën dy vjeçare, dhe do të fitojë pagë prej 15 milionë eurosh në sezon.

Ramos bëhet nënshkrimi i katërt i PSG këtë sezon, pas Achraf Hakimit, Xheorxhnio Uajnalldum dhe Xhianluixhi Donaruma.