Lajme

Kurti letër diplomatëve:Ndihmoni Kosovën, rrezikojmë katastrofë humanitare

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ka nisur të hënën një letër të hapur ambasadorëve dhe diplomatëve të huaj që veprojnë në Kosovë, duke iu kërkuar që t’i ndihmojnë institucionet e Kosovës në përballimin e pandemisë COVID-19.

Kurti, e cilëson dramatike situatën në Kosovë dhe u ka bërë thirrje diplomatëve që përmes ndihmave të tyre të shmangin atë që e ka parashikuar si “katastrofë humanitare”.

“Tani, në emër të popullit të Kosovës, publikisht ju kërkoj juve dhe vendeve tuaja që t’u siguroni institucioneve të kujdesit shëndetësor të Kosovës pajisjet e nevojshme mjekësore dhe burimet njerëzore për të mundësuar të parandalojmë që një krizë shëndetësore të shndërrohet në një katastrofë humanitare”, ka deklaruar Kurti.

Përgjatë letrës, Kurti ka qenë kritik edhe ndaj qeverisë që aktualisht drejtohet nga Avdullah Hoti duhet thënë se i vjen keq që Kosova nuk ka një qeveri që “vepron me përgjegjësi dhe profesionalizëm, që dëgjon shkencëtarët dhe ekspertët dhe që gëzon besim dhe kredibilitet midis qytetarëve.

“Virusi në vetvete nuk është vepër e qeverisë, por dështimi për të vepruar me përgjegjësi është rezultat i drejtpërdrejtë i paaftësisë së saj, çka vuri në rrezik gjithë vendin”, ka shkruar mes tjerash Kurti.