Kurti kërkon që votimi i qeverisë të mbahet më 3 shkurt
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar mbajtjen e seancës plenare për votimin e qeverisë.
MinistriaLajmeve nga medie të afërta më VV-në, merr vesh se ai ka kërkuar që kjo seancë të mbahet më 3 shkurt.
Ndonëse sipas afatit kushtetues Kurti ka kohë deri më 4 shkurt t’ia prezantojë Kuvendit kabinetin qeveritarë, ky i fundit ka vendosur që këtë ta bëjë një ditë më herët.
Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk kanë arritur marrëveshje për koalicionin bashkqeverisës.
Burime brenda LDK-së kanë bërë me dije se ata nuk kanë marrë ndonjë ftesë të re për takim me Lëvizjen Vetëvendosje.