Të fundit

Përfaqësues të ambasadës së Mretërisë së Bashkuar sot vizituan Preshevën

Përfaqësues të ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, të udhëhequr nga sekretarja për politikë të jashtme, Chantel Care kanë vizituar sot komunën e Preshevës, me ç`rast janë takuar me udhëheqësit politik.

Delegacionin e ambasadës së Britanisë së Madhe në Komunën e Preshevës e mirëpritën kryetari dhe zavendëskryetari i Komunës së Preshevës, e që sipas një njoftimi në faqen e Shqiprim Arifit u tha se takimi zgjati mbi një orë.

“Sot pritëm në takim delegacionin nga Ambasada e Britanisë së madhe të përbërë nga Sekretarja e parë politike znj. Chantel Care dhe z. Vladan Avramovic, ku detajisht u informuan mysafirët me shumicen e problemeve me të cilat po përballet Komuna e Preshevës dhe Lugina e Preshevës në përgjithësi.” thuhet mes tjerash në njoftimin e Arifit në facebook.

Kryetari i Komunës së Preshevës z. Shqiprim Arifi dhe Zëvendës Kryetari z. Armend Aliu sot pritën në takim delegacionin nga Ambasada e Britanisë së madhe të përbërë nga Sekretarja e parë politike znj. Chantel Care dhe z. Vladan Avramovic.

Pas takimit mbi një orësh në kabinet ku detajisht u informuan mysafirët me shumicen e problemeve me të cilat po përballet Komuna e Preshevës dhe Lugina e Preshevës në përgjithësi.

Vizita e Stafit të Ambasadës vazhdoi me zv.Kryetarin e Komunës tek qendra e qytetit, Xhamia Ibrahim Pasha për të vazhduar tek Shtëpia e Shëndetit dhe Materniteti Jashtspitalor.

Vizitën e tyre e vazhduan tutje duke takuar nënkryetaren e Partisë për Veprim Demokratik për Preshevë, Ardita Sinani, e që sipas komunikatës së bërë publike në facebook Sinani ka njoftuar sekretaren për politikë të jashtme pranë ambasadës së Britanisë së Madhe në lidhje me problemet aktuale të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Gjatë ditës së sotme, kryetarja e e degës së Partisë për Veprim Demokratik, Ardita Sinani, priti në takim sekretaren për politikë të jashtme të ambasadës së Britanisë së Madhe, Chantel Care, ku dhe e njoftoi me problemet aktuale politike me të cilat po përballen Shqiptarët e Luginës së Preshevës.” thuhet në postimin e Partisë për Veprim Demokratik në faqen e saj në facebook.