Lajme

Kurti ka thënë se testet e ardhura nga Serbia nuk do të duhej të politizoheshin

Ditë më parë, shteti serb dhuroi Kosovës 1 mijë teste për COVID-19. Nëse nuk do të pranoheshin ato teste, sipas Kurtit, do të akuzoheshin për sjellje irracional.

“Ne po punojmë me tërë kapacitetin tonë për luftimin e coronavirusit, me të gjitha ministritë nuk po ngecim në detyrat që kemi”, tha ai para gazetareve të hënën. Sipas Kurtit, shteti serb nuk e ka rregulluar imazhin e tij me dhurimin e këtyre testeve për Kosovën. “Ato, një mijë teste janë një gjest i Serbisë që nuk do të duhej të politizohet, unë nuk besoj që Serbia ka rregulluar imazhin e saj me këtë, nëse ka rregulluar imazh e ka bërë me ato marrëveshjet, ku përfaqësuesit e Kosovës nënshkruanin përgjatë këtyre vioteve. Ne e kemi dëshmuar që nuk bëjmë dallime sipas komunës, as sipas partisë, as sipas fesë e as sipas etnisë. Është MSh-ja dhe IKShPK-ja që vendosin sesi do të përdoren të gjitha testet që postesojmë, qofshin ato që i ka blerë shteti ynë, apo që janë dhanë nga akterë ndërkombëtarë e këtu në fqinjësi”, tha ai. “Unë jam i bindur që sikur Kosova të refuzonte marrjen e ktyre testeve, do të akuzohej për sjellje irracionale dhe për politizim të një gjesti i cili nuk është i tillë. Nuk duhet të pranohet si politik dhe nuk kemi nevojë që t’i ndihmojmë ata që i dhanë 1 mijë teste”, deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës.

“Kosova po mos t’i pranonte këto 1 mijë teste, një grup i serbe nga ndonjë komunë, të nxitur prej një strukture që nuk është prej shtetit tonë që të ankohej që nuk mund të testohej. Më pastaj, do të na duhej, që ministri jonë Vitia, të shfaqej para juve duke testuar ndonjë serb. Ka mundur të jetë ndonjë kurth por ne nuk biem, mos t’i politizojmë gjestet e tilla. Duam raporte të mira fqinjësore, duam bashkëpunim rajonal për luftimin e coronavirusit”, tha Albin Kurti.