Kurti i uron besimtarëve mysliman festën e Fitër Bajramit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti uron gjithë besimtarët mysliman për festën e Fitër Bajramit, përcjell Ministria e Lajmeve
Urimi i plotë i Kurtit :
Me fat Fitër Bajrami!
Pas një muaji përkushtim e sakrificë për lartësim shpirtëror, uroj që kjo festë të ju sjellë gëzim dhe paqe!
Si ditë e besimit dhe shpresave të reja qoftë ditë e ripërtëritjes së dashurisë për njeriun dhe njerëzoren. Në solidaritet me të varfërit e të vetmuarit, kjo festë ua mbushtë zemrat me mirënjohje.
Uroj mirësi e begati në shtëpitë tuaja dhe në shtetin tonë!