Kurti fton Vuçiqin që të nënshkruajnë Marrëveshjen në OKB
Kryeministri Kurti në fjalimin e tij në OKB ka folur edhe për mosnënshkrimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit nga ana e Serbisë. Ka akuzuar Serbinë se nuk po i respekton pikat për të cilat janë dakorduar.
“Serbia refuzon dy obligime kyçe, që të mos pengojë anëtarësimin ndërkombëtar të Kosovës dhe të mos respektojë integritetin territorial. Nënshkrimi i marrëveshjes nuk është vetëm formalitet është edhe garanci për implementimin e saj të plotë dhe të pakusht, edhe për paqen dhe sigurinë në Ballkan. Përkundër ofertave të mia të përsëritura, z.Vuçiq ka refuzuar të nënshkruajë, e ftoj të nënshkruajë këtu sot, menjëherë, duke theksuar rolin krucial të kartës së OKB-së në këtë marrëdhënie. Ky akt simbolik do të demonstronte përkushtimin e tij për marrëdhënie paqësore me Kosovën”, ka thënë Kurti.