Lajme

Kurti është i pajisur me vizë amerikane, së shpejti pritet të udhëtoj për në SHBA

Nga Qeveria e Kosovës kanë mohuar se kryeministrit Albin Kurtit i është refuzuar viza për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu për Indeksonline tha se Kurti është i pajisur me vizë amerikane.

“Nuk është e vërtetë. Kryeministri Kurti është i pajisur me vizë amerikane”.

Tutje, Kryeziu shtoi se Kurti së shpejti do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vizita e tij është duke u planifikuar”, tha Kryeziu./Indeksonline/