Kurti dëshiron te jetë nje “Zelenski i vogël’ që lufton ‘Putinin e vogël”

Gazeta amerikane New York Times e ka pyetur presidenti serb Aleksander Vuçiq në lidhje me etiketën “Putini i vogël” që ia vuri kryeministri Albin Kurti. 

Vuçiq ka hedhur poshtë akzuat e Kurtit në përgjigjen e tij për NYT, duke thënë se Kurti dëshiron të jetë “Zelenski i vogël”

Kurti dëshiron të jetë një ‘Zelenski i vogël’ që lufton ‘Putinin e vogël”. Ky është tregimi i tij – se Vuçiç është një nacionalist i tmerrshëm që dëshiron të luftojë kundër të gjithëve”, ka thënë Vuçiq.

“S’është aspak e vërtetë” , ka shtuar presidenti serb. 

Duke folur për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, Vuçiq thotë se s’do të vendosë sanksione ndaj federatës ruse jo derisa të përshpejtohet anëtarësimi në BE.

“Unë marr presion prej tyre çdo ditë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë. Kjo, nuk do të ndodhë, të paktën jo derisa aplikimi i ngecur, 13-vjeçar i Serbisë për t’u bashkuar me bllokun evropian të përshpejtohet”, është shprehur ai.