Lajme

KURTI: BOTA E DI SE KOSOVA QEVERISET NGA MAFIOZË, MONOPOLISTË DHE KRIMINELË

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë Kosova ka imazh shumë të keq dhe se e gjithë bota e di se qeveriset nga mafiozë, monopolistë dhe kriminelë.

Sipas tij, njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia nuk do të vijë nga lëshimet dhe koncesionet, por vetëm nga këmbëngulja në përparimin dhe zhvillimin e shtetit në të gjitha aspektet.

“Sa i përket sakrificave e koncesioneve, Kosova boll ka sakrifikuar. Nuk do të vijë njohja e Kosovës nga lëshimet dhe koncesionet që ne do t´i bëjmë, por vetëm nga këmbëngulja jonë në përparimin dhe zhvillimin e shtetit në të gjitha aspektet”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij të Facebook-ut.

“Edhe njohjet janë pakësuar, edhe integrimi evropian është larguar e liberalizimi i vizave nuk po bëhet, jo pse s´kemi sakrifikuar, por sepse kemi një shtet shumë të korruptuar, me imazh shumë të keq, që gjithë bota e di se qeveriset nga mafiozë, monopolistë e kriminelë”.