Lajme

Kurti: Bashkëpunim jo veç me LDK’në, edhe me opozitën

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se nëse e krijon Qeverinë, do të ketë bashkëpunim të mirë jo vetëm me LDK’në, por edhe me opozitën, dikur pozitën që shumë i kundërshtonte.


Albin Kurti, duke folur për dialogun me Serbinë, ka thënë se do t’i kërkojë borxhin e Serbisë.

Ai pranon se do të ketë dialog me Serbinë, por me parime të qarta dhe të sakta.

“Unë fola për fakte, jo për emocione, dhe me Presidentin serb do kemi dialog me parime të qarta dhe të sakta dhe do kemi shqyrtim paraprak të marrëveshjeve përgjatë 6-vjeçarit. Çfarë është realizuar e jo dhe çfarë ndikimi ka pasur në Kosovë e rrotull. Do të kërkojmë borxhin e Serbisë. Do të kemi ekipin tonë negociator që do e prij unë dhe aty do kemi dhe vijat tona të kuqe. Unë i kam shprehur ato, por kësaj radhe dua t’i bëj bashkë jo vetëm me LDK, por dhe me opozitën e Kosovës jo me arrogancë, por te unë do gjejnë një bashkëpunim të mirë”, tha Kurti.