LajmeShqipëri

U hodh i vdekur në rrugë mbrëmë në Durrës, ja kush është 25-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në qytetin e Durrësit. Një 25-vjeçar mbeti i vdekur si pasojë e një aksidenti.

Mësohet se viktima e aksidentit të natës së kaluar në Durrës është identifikuar si Ramazan Bata.

Familja kishte ardhur nga Burreli për një jetë më të mirë në qytetin bregdetar.

“Më datë 26.10.2019, rreth orës 20:10 në autostradën Tiranë- Durrës, në afërsi të një karburanti, në Shkozet, shtetasi P.T, duke drejtuar një mjet autobus tip ‘Skania’ është përplasur me motorin tip ‘Dajang’, me drejtues shtetasin R. B, 25 vjeç, banues ne lagjen nr 15, Durrës, i cili ka gjetur vdekjen.

Nga këqyrja e kamerave dhe veprimet paraprake rezulton se drejtuesi i motorit si pasojë e përplasjes nga autobusi është përplasur edhe me një mjet tjetër, i cili e ka spostuar trupin e viktimës nga vendngjarja”, thuhet në njoftimin e policisë.