LajmeTë fundit

KUMTESË E PARTISË PËR VEPRIM DEMOKRATIK

Me metodat më primitive, denigruese politike të shpifjeve, fyerjeve, manipulimeve dhe nxitjeve të konflikteve i pari Preshevës, po përgatitëdestabilizim të kounës së Preshevës dhe Luginës së Preshevës, pikërisht tash, kur pas përfundimit të zgjehdjeve në Kosovë pritet të rinisë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë i cili duhet të përfshijë edhe Luginën e Preshevës.

Debatet denigruese të diktatorit provincial preshevarë, sot, gjatë seancës së Kuvendit komunal, sollën situatën më të palakmueshme me të ciolën është mbajtur ndonjëherë një seancë e këtij institucioni komunal në Preshevë. Prezenca e “njësiteve” speciale të Shqiprim Arifit dhe securitatet e tij, sikurse edhe efektivet e policisë, krijuan atmosferë shtetërrethimi policorë dhe gjëndje të jashtëzakonshme në Kuvendin e Presheëvs.

Gjatë seancës së sotme, e cila prap u thirr në limitet e afatit të shpërbërjes dhe përsëri me pikë kryesore Rebalansin e buxhetit komunal si rezultat i keq planifikimit të tij, këshilltari nga rradhët e PVD, Rinor Krasniqi reagoi duke larguar mikrofonin e foltores së Kuvendit si protestë ndaj fjalëve denigruese, fyese të kryetarit të komunës, Shqiprim Arifit, i cili në çdo fjalim të tij në foltore merret me fyerje dhe linçime personale edhe ndaj njerëzve dhe individëve që nuk janë prezent, e që me këto sjellje po shkakton debate të panevojshme dhe nxitë situata të tendosura.

Pas pauzës së caktuar nga Kryetar i Kuvendit, Sami Salihu, shumica parlamentare tentuan që me metodë mbiotimi të largojnë nga seanca këshilltarin Rinor Krasniqi, të cilën masë këshilltarët e opozitës nuk lejuan të realizohet.

Eskalimi i situatës erdhi edhe më tepër pas vendimit të kryetarit të Kuvendit që seanca të mbahet në sallën e konferencave, në të cilën ishin ftuar pjesëtarët e sigurimit të objektit të komunës për të pamundësuar hyrjen në seancë të këshilltarit të PVD, Rinor Krasniqi.

Ishte kjo skena më e turpshme e parë ndonjëherë në seancat e Kuvendit komunal të Preshevës, tentativa e pjesëtarëve të sigurimit që dhunshëm t’a largojnë këshilltarin e PVD.

Është për të ardhur keq që një situatë e këtillë u bë sot edhe me mosreagimin me kohë ndaj fjalimeve fyese e denigruese të Shqiprim Arifit, nga ana e kryetair të Kuvendit, Sasmi Salihu. Duke lejuar në vazhdimësi fjalimet fyese të Arifit nga foltorja e Kuvendit, kryetari Sami Salihu po behët edhe vet pjesë e kësaj praktike mesjetare të të parit të komunës së Preshevës.

PVD kërkon nga kryetari i Kuvendit që sa më shpejt, të njoftojë opinionin se me cilin urdhër dhe porosi të kujt u krijua shtetërrethimi në Kuvendin e Preshevës, skena këto të turpshme.

Pamjet të cilat në vazhdim u transmetuan në portalet tona, ku shihen pjesëtarë të sigurimit të objektit duke tërhequr me dhunë këshilltarin e Kuvendit Komunal nga rradhët e PVD ishin pamje të cilat qytetarët e komunës së Preshevës ia kujtojnë kohën e pamjeve nga shtetrrethimet e kohës së kasapit të Ballkanit.

PVD do të këtrkojë sqarim edhe nga autoritet e policisë se me çfarë mandati futen dhe krijojnë shtetërrethim në Asamblenë presehevare.

Preshevë, 1 tetor, 2019
Shërbimi për Informim i PVD