Shqipëri

Kujtim Gjuzi: Koronavirusi është një mashtrim, e thonë mjekë të njohur

Deputeti Kujtim Gjuzi ka kritikuar mënyrën se si qeveria po menaxhon situatën e krijuar nga koronavirusi.

Gjatë një interviste televizive, Gjuzi është shprehur se theksoi se kryeministri Edi Rama ka shkelur ligin për 44 ditë dhe se sipas tij, koronavirusi s’është gjë tjetër veçse një mashtrim.

Deputeti thotë se Rama mendon se është babai i kombit, po ai është një frikaman dhe merakoset për shëndetin e tij.

“Unë dua të them se kryeministri Rama ka shkelur ligjin për 44 ditë, sepse e ka vendosur vendin në një karantinë të jashtëligjshme. Ai mendon se është babai i kombit, por nuk është. Ai ta ketë të qartë se nuk mund të ketë koronavirus vetëm në ato fasha orare, që ka vënë ai. Shqipëria ka 365 ditë me diell, atje ku hyn dielli, s’ka virus. U bëj thirrje qytetarëve të mos e dëgjojnë dhe të dalin, sepse s’ka koronavirus me orare. Kryeministri është një frikaman, uroj të jetë mirë, ka frikën e vet dhe e futi një qytetërim social në kaos. Kjo (koronavirusi) është një mashtrim dhe e thonë mjekë të njohur”, u shpreh Gjuzi./ opinion.al