FutbollSporti

Kualifikimi në EURO, sjell Maqedonisë 9.25 mln euro

Maqedonia kaloi pengesën e parë deri te caku I dëshiruar, kualfikimi në Kampionatin Evropian që do të zhvillohet në vitin 2021. Dhe me fitore në finalen e edicionit të parë të Ligës së Kombeve, përpos kualfikimit në Evropian, do të mbush arkën e FFM-së.

UEFA dhe këtë vit do të shpërblejë kombëtaret për pjesëmarrje në Kampionatin Evropian. Me vet kualfikimin në Evropianin e vitit 2021, në arkën e FFM-së do të vijnë 9.25 mln euro, ndërsa kjo shumë mund të rritet në rast se Maqedonia shënon rezultat pozitive në eventin më të madh futbollstik në Evropë. Për çdo fitore do të përfitohen 1.5 mln euro, barazimi sjell 750 mijë euro, ndërsa vet pjesëmarrja në fazë e dytë, do të sjell edhe 2 mln euro.