FutbollSporti

Barça mposht Sociedadin

Barcelona ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Real Sociedadit.

Në Camp Nou gjiganti katalunas shënoi fitore prej 2 me 1, transmeton Koha.net.

Ishte Lenglet ai që i dha epërsinë Barcelonës në minutën e 45 të takimit. Ai shënoi pas asistimit nga Dembele.

Në pjesën e dytë mysafirët arritën të barazojnë shifrat në minutën e 62 për Juanmi, por kjo zgjati vetëm dy minuta, pasi Barça sërish ktheu epërsinë.

Ishte Jordi Alba që shënoi pas asistimit nga Leo Messi.

Në krye të tabelës Barcelona ka 77 pikë, derisa në vendin e dhjetë Sociedadi ka 41 pikë.