KRZ anulon zgjedhjet e 28 prillit në Tërrnoc
Komisioni Republikan Zgjedhor-KRZ ka vendosur sot që të anulojë zgjedhjet e 28 prillit në Tërrnoc.
Me këtë rast, është aprovuar ankesa e Partisë Socialiste të Serbisë-SPS ndaj vendimit të Komisionit Komunal Zgjedhor në Bujanoc i cili parprakisht kishte hedhur poshtë vërejtjen e tyre për përsëritjen e zgjedhjeve, shkruan FOLonline.
Vendimi i sotëm i KRZ-së paraqet shkallën e dytë të vendosjes derisa duhet pritur nëse ndonjëra nga palët, në këtë rast, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës të paraqes ankimim në Gjykatën Administrative e cila përbën shkallën përfundimtare të vendosjes në procesin zgjedhor.
Kujtojmë se kjo gjykatë kishte vendosur për përsëritjen e zgjedhjeve parlamentare në vendvotimin nr. 6 në Tërrnoc.
Votimet qenë përsëritur më 28 prill me ç’rast KLSH kishte siguruar votat e mjaftueshme për të siguruar një mandat në parlament./folonline