Kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë së Veriut (BFI), Sulejman Rexhepi, është shkarkuar nga posti i tij
Kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë së Veriut (BFI), Sulejman Rexhepi, është shkarkuar nga posti, kanë njoftuar mediumet lokale.
Ky vendim ka ardhur vetëm pak ditë pasi ishte raportuar në mediume se Rexhepi është martuar me një vajzë 50 vjet më të re. Pati kritika të shumta në rrjete sociale dhe në media për këtë.
Rexhepi është shkarkuar njëzëri në mbledhjen e Rijasetit të BFI-së të mbajtur të mërkurën.
Ushtrues detyre është emëruar myftiu i Gostivarit, Shaqir Fetahu.