Lajme

Kryetari i Bashkësisë Islame Fikret Limani: Akuzat ndaj Hfz.Suat ef.Shabanit, janë të pabaza

Pas akuzave te ndersjellta mes mesimdhenese ne shkolles edukative Medreseja e Lugines se Presheves, nuk ka munguar edhe reagimi i Kryetarit te B.Islame ne Presheve z.Fikret Limani. MinistriaLajmeve dje publikoi disa mosvarveshje  dhe akuza te ndersjellta mes z.Shabani dhe z.Hasani, te dy mesimdhenes ne Medresene e Presheves. Por, nuk ka munguar reagimi per kete situate te palakmueshme nga ana e Kryetarit Limani i cili eshte shprehur se distancohet nga kjo situate alarmante, transmeton ministrialajmeve.Me poshte mund ta lexoni deklaraten e z.Limani: Reagim Bashkësia Islame në Preshevë. Të nderuar qytetarë të Luginës së Preshevës, unë Fikret ef.Limani në cilësi të kryetarit të B.Islame në Preshevë, shumë tepër jam i zhgënjyer ndaj shpifjeve që po i bëhen Hfz.Suat ef.Shabanit, imamit të fshatit Zhunicë, prej disa profesorëve të Medresesë së Preshevës. Të nderuar qytetarë të Preshevës, unë Fikret ef.Limani, distancohem ndaj akuzave që po adresohen në emër të Hfz.Suat ef.Shabanit, akuza të cilat janë të pa baza, por janë vetëm akuza që jan rezultat i inateve të dy personave, e që për fat të keq ato inate kan reflektuar edhe te disa të tjerë. Unë personalisht dëshmoj se, hfz.Suat ef. Shabani, nuk ka bër asnjë akuz ndaj Medresesë së Preshevës, përkundrazi ai ka nxit dhe stimuluar njerëzit që të përkrahin Medresenë e Preshevës me të gjitha mjetet që i kan në dispozicion. Unë dëshmoj se, ata të cilët në fillim kan qen kundër pranimit të hfz.Suat ef.Shabanit në Medrese – që një gjë e tillë krejtësisht është normale – por, ajo që më habit mua më shumë është se, po të njëjtit sot tentojn ta largojn nga Medreseja, e që këtu tani shihet qëllimi i tyre. Nuk është e vërtetë se, stafi i Medresesë ia ka tërhequr vërejtjen M.Suat Shabanit, përkundrazi eprori i stafit të Medresesë është ai i cili e ka lavdëruar M.Suatin dhe e ka cilësuar për njeri të mirë, kurse tani i njëjti ngritet dhe del me akuza ndaj Hafëz Suatit, dhe thot se “Hfz.Suat Shabani qysh në fillim ka filluar të shfaq disa ide të drejtimit vehabit…” Unë po e pyes stafin, ku ishit më herët që nuk reaguat ? Përkundrazi vet kryesuesi i stafit është ai që e ka mbrojtur, bile bile përmes librit të të akuzuarit, ka spjeguar lëndën e tij. Hfz.Suat Shabani askend nuk e ka akuzuar për dërvishizëm, por e vërteta është se për atë për të cilin po flitet, është vet ai që ka deklaruar se është dërvish. Sa i përket ligjeratave të tija në xhaminë e fshatit Zhunicë ku edhe vet është imam, unë mendoj se kjo është e drejtë e tij personale dhe e kryesisë së xhamisë së lartëpërmendur. Në rregulloren e B.Islame dhe të Medresesë, askund nuk shkruan se ligjeratat janë të ndaluara nëpër xhamia ! A sa i përket asaj se çka M.Suat Shabani ligjeron apo shpjegon, stafit të Medresesë as që i ka interesuar një gjë e tillë, kurse tani stafi i Medrsesesë pa vërtetuar se çka m.Suati Shabani ligjëron në xhami, akuzon hoxhën e nderuar se ligjeratat e tij nuk i përkasin medh-hebit hanefij. E nderuara kryesi e Medresesë, kështu nuk gjykohen gjërat, kjo metod e të gjykuarit nuk përputhet me mësimet e Kuranit dhe Muhanedit a.s. Ju lutem, më tregoni se çfar islami është ky !? Ku e keni lexuar dhe mësuar këtë metodë të gjykimit !? Ju keni marr vendim, pa u takuar dhe biseduar me të ” akuzuarin ” ! Si është e mundur një gjë e tillë !? Ju lutem, ma sqaroni me fakte këtë ?  Për Zotin, unë jam kundër këtyre paragjykimeve dhe gjykimeve të tilla. Unë gjithashtu nuk pajtohe se M.Suat Shabani po krijon përçarje në Medrese, përkundrazi, këto përçarje po na vijn nga tjetërkush e asesi nga M.Suat Shabani, këtë shumë mirë e dinë edhe ata që ju bashkangjitën me sy të mbyllur kësaj situate. Për këtë do të flasim herave tjera. Unë dëshmoj se, M.Suat Shabani nuk e ka shkel statutin e Medrsesesë për shkak polemikës që ka patur me m. Lulzim Hasanin, e si rezultat i kësaj polemike, ka ardhur puna deri këtu. Por, stafi let shikoj mirë se kush në fakt ka shkelur rregulloren e Medresesë, edhe atë me dhjetëra herë, e mos të mirret me gënjeshtra. Po una ua bëj me dije të gjithëve se, ky staf nuk ka të drejtë të marr vendime të tilla, pikërisht kjo është shkelje e statutit ( rregullores ) së Medresesë, ku të tillët na flasin për shkelje të rregullores ! Të nderuar qytetarë të Luginës së Preshevës, edhe një herë po ua bëj me dije se, këto hapa të ngutshëm jan si rezultat i fërkimeve të dy personave dhe më pas edhe inateve, e jo si rezultat i shkeljes së rregullores apo statutit të Medresesë nga ana e M.Suat ef.Shabanit. Dhe gjithashtu, ky vendim nga stafi i Medresesë është marrur si rezultat i akuzës që ju është bë M.Suat Shabanit, gjoja se ky tenton të punësohet apo është punësuar në shoqatën e shkollës së Kuranit ” El-Hidaje ” në Preshevë. Unë personalisht e kam pyetur M.Suat Shabanin, a është e vërtetë kjo që po ta mveshin ? Ai është përgjigjur se nuk është e vërtetë kjo që po më mvishet ! Për të gjitha këto akuza, dikush dikund duhet të jap llogari. Hfz.Suat ef. Shabani është pjesë e B.Islame në Preshevë, andaj nuk ka askush të drejtë të hedh akuza të tilla të pa argumentuara ndaj një imami i cili është pjestar i B.Islame të sipër përmendur. Kërkoj falje aty ku nuk e kam thën të vërtetën. Me rrespekt, kryetari i B.Islame në Preshevë, M.Fikret ef.Limani