Lajme

KUJDES: Jo vetëm ‘100 euro’, këto janë monedhat e tjera që po falsifikohen në Kosovë

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka kapur edhe një kartmonedhë 100 euro false.

Por, përveç kësaj kartmonedhe për të cilën lajmi.net ka raportuar se po falsifikohet me të madhe në Kosovë, monedha metalike false janë kapur gjithashtu.

30 monedha nga 2 euro, 5 monedha nga 1 euro, 4 monedha nga 0.50 cent janë kapur nga policia.

Ky është njoftimi i plotë:

FALSIFIKIM I PARASË

· Rr. 1-Tetori, Prishtinë, 20.03.2022-21:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar ka bërë pagesën me kartëmonedhë prej 100 €, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Kartëmonedha është konfiskuar për ekzaminim. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Fsh. Milloshevë, Obiliq 20.03.2022-19:24. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pasi është furnizuar me derivate në një pompë derivatesh, ka bërë pagesën me monedha metalike, (30×2€, 5×1€, 1×1€, dhe 4×0,50€) të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.