Kryetari i Banjallukës vendos t’i publikojë të dhënat e diplomave të punonjësve të administratës së tij!
“Sot urgjentisht kam kërkuar që në hyrje të administratës të vendosen emrat dhe mbiemrat e të gjithë të punësuarëve në Administrat së bashku me të dhënat nga diplomat e tyre” deklaroi Stanivukoviq, përcjell Ministria Lajmeve.
Ai bëri të ditur që këto të dhëna do të publikohen edhe në faqen zyrtare të qytetit të enjten më 31.12.2020 si shenjë për një fillim të ri për qytetin dhe bashkëqytetarët tanë.
“Ata duhet të njoftohen me atë se kush është i punësuar aty dhe me çfarë diploma kryejnë punë të caktuara. Kjo ka qenë njëri nga premtimet tona gjatë fushatës” shkroi Stanivukoviq.
Ai në vazhdim njoftoi se është miratuar një Urdhër për evidentimin e të gjitha makinave zyrtare në pronësi të Qytetit dhe kështu keqpërdorimi i pasurisë së Qytetit nuk do të jetë më një praktikë. Një Rregullore e re për pagat e punonjësve është duke u hartuar, në mënyrë që të mund t’i jepen fund të gjitha pozicioneve të larta imagjinare të këshilltarëve ose koordinatorëve dhe kështu të bëhen kursime shtesë.
Dhe ajo që është bërë një praktikë që nga dje, është kthimi i çelësave të makinave zyrtare në zyrën e kryetarit në orën 16, dhe të gjitha janë të numëruara.