Lajme

Mushkolaj: U patën çartë do kur erdhën testet, tash Serbia po jep vaksina n’Kosovë, e kërkush s’po nihet

Analisti i njohur politik, Imer Mushkolaj ka kritikuar njerëzit që po heshtin për vaksinimin e qytetarëve në Veriun e Kosovës nga Qeveria e Serbisë.

Mushkolaj ia kujtoj njerëzve zhurmën që kishin bërë për ardhjen e 1000 testeve nga Serbia, transmeton Indeksonline.

“A ju kujtohet kur patën ardhë donacion nji numër testesh prej Serbisë? U patën çartë. Tash Serbia po jep vaksina n’Kosovë, e kërkush s’po nihet. Bravo!”, ka shkruar ai.

Një numër i madh njerëzish sot janë parë para Qendrave Mjekësore në Veri të Kosovës për të marrë vaksinat anti-Covid 19, që janë sjellë nga Qeveria e Serbisë./Indeksonline/