Lajme

Kryetari i Banjallukës, “merr” të gjitha çelësat e veturave zyrtare

Kryetari i Banjallukës, Drashko Stanivukoviq ka kërkuar që çelësat e veturave zyrtare të dorëzohen në kabinetin e kryetarit pas mbarimit të orarit të punë/ Ministria e Lajmeve.

“Tani e tutje askush nuk mund të përdor veturën zyrtare pas orarit të punës, gjatë qeverisjeve të kaluara 70% e veturave nuk ishin në parkingun e administratës komunale pas orarit të punës.” deklaroi Kryetari Stanivukoviq.

Lideri i Partisë së progresit demokratik Stanivukoviq është vetëm 27 vjeç dhe është një ndër kritikuesit më të mëdhenj të Milorad Dodikut. Dodiku e kishte pranuar humbjen e partisë së tij duke mos e fshehur zhgënjimin e tij.

Në zgjedhjet e përgjithshme të v.2018 kandidoi për deputet në Parlamentin e Rep.Srpska ku grumbulloi 20.000 vota


Ai fitoi numrin më të madh të votave individualisht nga të gjithë kandidatët për deputetë në Republika Srpska.