Kryeminstri Haradinaj: Kosova është gati që ta dërgojë FSK-në për gjetjen e Florijana Ismailit!
I shqetësuar me lajmin për humbjen e Florijana Ismailit, që konsiderohet e zhdukur që nga e shtuna në Liqenin Como, kryeministri i Republikës së Kosovës sot i ka shkruar letër ambasadorit zviceran në Kosovë, Jean-Hubert Lebet. Si një vend partner me Zvicrën, pas konsultimit me Ministrinë e Mbrojtjes, Haradinaj ka shprehur gatishmërinë, që njësia e specializuar e Forcës së Sigurisë së Kosovës për Kërkimin dhe Shpëtimin të marrë pjesë në operacionin për shpëtimin e futbollistes së kombëtares zvicerane në futboll.