Kryeminitri i Izraelit Netanyahu, futet në karantinë
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të futet në karantinë, pasi njëri prej ndihmësve të tij rezultoi pozitiv me Covid-19, njofton Al-Jazeera të hënën.
Në një deklaratë të Kryeministrisë thuhet se ai nuk kishte qenë në të njëjtin mjedis me të infektuarin që prej dy javësh dhe se karantina nuk është e nevojshme. Megjithatë, kryeministri dhe stafi i tij i afërt vendosën të vetizolohen, raporton KOHA.
Ndihmësi i tij, që rezultoi pozitiv në Covid-19, u identifikua me emrin Rivka Paluch. Sipas mediave izraelite, ai ishte takuar me kryeministrin të enjten.
Njoftimi i Kryeministrisë thekson se Netanyahu ka pasur kontakte sociale të kufizuara dhe se i ka zhvilluar shumicën e takimeve online.
Izraeli ka konfirmuar 4.347 raste me koronavirus, sipas të dhënave të publikuara të hënën nga Universiteti “Johns Hopkins”.