Lajme

Përkujtohen 14 ushtarët britanikë që humbën jetën në Kosovë

Në sheshin “Edim Durham” në kryeqytet është mbajtur Ceremonia e Ditës së Përkujtimit për 14 pjesëtarët e Forcave të Armatosura Britanike që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë figura të njohura nga skena politike dhe institucionale, përfaqësues të ambasadave të huaja, pjesëtarë të ushtrisë britanike dhe amerikane.

Në këtë ngjarje të pranishëm ishin, ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abott, dhe ai amerikan Philip Kossnet.