Kryeministrja do të paguaj shpenzimet e varrimit të viktimave nga sulmi në Zelandën e Re: Në parlament këndohet Kuran
Në seancën e veçantë për sulmin terrorist në Zelandën e Re, në parlamentin e këtij vendi u këndua Kuran, në nderim të viktimave myslimane, transmeton Ministria Lajmeve.
Kryeministrja, Jacinda Ardern, ka marrë lavdata dhe përgezime nga e gjithë bota për reagimin e saj pas sulmit terrorist mbi myslimanët. Ajo tani ka ofruar që qeveia të paguaj shpenzimet e varrimit të viktimave.
Gjithashtu, në shenjë solidariteti, Ardern fjalimin e saj në parlament e filloi me”As-Salaam-Alaikum”, përshëndetje islame që do të thotë “paqja qoftë për ju” .
Ajetet e Kuranit të cilat u kënduan në parlament ishin nga kapitulli “El-Bekare” të cilat kanë të bëjnë me durimin, lutjet, drejtësinë dheditën e gjykimit.
Kjo është hera e parë që lexohet Kuran në parlamentin e Zelandës së Re.
Ibrahim Kalin, këshilltari kryesor i Presidentit të Republikës se Turqisë e vlerësoi lartë këtë.
: “Unë e përgëzoj parlamentin e Zelandës së Re për këtë veprim të ngrohtë dhe të këndshëm. Janë këto akte mirësjelljeje që do ta mposhtin terrorizmin dhe fashizmin “.