Kryeministri Kurti uron myslimanët për fillimin e muajit të Ramazanit
ryeministri Albin Kurti, ka uruar muajin e shenjtë të Ramazanit, për gjithë myslimanët kudo që janë, shkruan Gazeta Blic.
Kurti ka thënë se agjërimi për besimtarin është sfidë fizike dhe psikike.
“Ju bëftë mirë syfyri i parë, e ju qoftë i lehtë agjërimi”
Postimi i plotë nga Kurti:
Sonte fillon Ramazani, muaji më i veçantë i fesë islame. Për katërmbëdhjetë shekuj, myslimanët në të gjithë botën e kremtojnë këtë muaj, duke e përmbajtur veten nga ushqimet e të mirat e përditshme, me motivin e lartë të sakrificës dhe bashkëndjenjës me të dobtin, të varfërin dhe të sëmurin.
Agjërimi për besimtarin është sfidë fizike dhe psikike. Është shembulli i sundimit të mendjes mbi trupin. Është muaji kur stomaku i zbrazët, nga lindja deri në perëndimin e diellit, shoqërohet me shpirtin e ushqyer nga mirësia e mirësjellja, veprat e fjalët e mira, dashuria e paqja me njëri-tjetrin.