Të fundit

Sinani uron besimtarët musliman — Sa më shumë zemërbardhësi, kujdes dhe lumturi, gjatë këtij muaji të agjërimit

Ardita Sinani mesash urimi për besimtarët musliman ;

Të dashur besimtarë myslimanë,

Në prag të syfyrit të parë të muajit të shenjtë të Ramazanit, Ju uroj sa më shumë zemërbardhësi, kujdes dhe lumturi, gjatë këtij muaji të agjërimit.

Edhe ky Ramazan na gjen në Pandemi, ku duhet t’i përmbahemi udhëzimeve dhe masave kundër përhapjes së virusit.

Ky muaj i bashkësisë është edhe përpjekje për (ri)ngritje morale, vlerore dhe shoqërore. Është muaj solidariteti me ata që janë përjashtuar nga e mira e përbashkët.

Besoj se si Luginë dhe si Preshevë po udhëzohemi kah e drejta. Se pas vështirësisë vjen lehtësimi.

Me fat Muaji i shenjtë i Ramazanit!