Lajme

Kryeministri Hoti mbron Specialen: Vepruan sipas ligjit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti konsideron se veprimet e Dhomave të Specializuara burojnë nga detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre ligjore, shkruan Kosova Post.

Hoti përmes një postimi në Facebook tha se këto veprime duhet konsideruar si veprime të pavarura të drejtësisë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës beson se drejtësia është mbi të gjitha, dhe se duhet respektuar plotësisht” ka shtuar Hoti.

Postimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se veprimet e Dhomave të Specializuara burojnë nga detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre ligjore dhe kushtetuese, dhe duhet konsideruar si veprime të pavarura të drejtësisë.

Qeveria e Republikës së Kosovës beson se drejtësia është mbi të gjitha, dhe se duhet respektuar plotësisht.

Po ashtu, Qeveria e Republikës së Kosovës e njeh si të pa tjetërsueshëm qëllimin e pastër e të shenjtë të popullit të Kosovës në luftën për liri