Bota

Kryeministri britanik, Boris Johnson, pranohet në spital me COVID-19

Johnson është pranuar në spital dhjetë ditë pasi u testua pozitiv për COVID-19

Ai u dërgua në një spital në Londër të Dielën në mbrëmje me “simptoma të vazhdueshme” – përfshirë edhe temperaturë.

Thuhet se ky është një “hap paraprak” i marrë me këshillën e mjekut të tij, raporton BBC, përcjell Ministria e Lajmeve.

Z. Johnson pritet të qëndrojë në spital gjatë natës dhe po i bën ato që janë përshkruar si “teste rutinore”, sipas redaktores politike të BBC-së Laura Kuenssberg, transmeton Ministria e Lajmeve.