Të fundit

Kronikê zgjedhore/ PDSH: Miratoca i jep mbështetje të fuqishme Partisë Demokratike Shqiptare për zgjedhjet e 28 Marsit


Takimi me qytetarët e kësaj bashkësie lokale filloi me një minutë heshtje për nder të heroit tonë dhe luftëtarit të UÇPMB-së Artan Abazit, ku u shprehën nderime dhe mirënjohje të përjetshme veprës dhe kontributit të tij dhe të gjithë heronjve të kombit shqiptar.

PDSH vazhdoi vizitën e saj në fshat, duke bashkëbiseduar në mënyrë të drejtpërdrejt me banorët për problemet dhe nevojat e tyre. Gjatë këtij qëndrimi u vizituan edhe biznese të ndryshme si fermerë, bujq, pemëtarë, prodhues e të tjerë. Gjithashtu, u vizituan edhe një pjesë e projekteve të ideuara dhe të implementuara nga qeverisja e PDSH-së.

PDSH shpalosi programin e saj qeverisës për mandatin e ardhshëm, duke u premtuar atyre projekte të vazhdueshme për këtë vendbanim. Investimet do të fokusohen në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, përfshirë kanalizimet fekale dhe atmosferike, infrastrukturën shkollore, projekte konkrete në fushën e ekonomisë për të ndihmuar bizneset e vogla dhe të mesme, subvencione në fushën e bujqësisë, blegtorisë, bletarisë, pemëtarisë e të tjera.
Në adresë të qeverisjes së tanishme lokale u adresuan kritika të shumta për shumë premtime të pa mbajtura në nivelin komunal dhe nivelin e fshatrave, konkretisht në fshatin Miratoc, që edhe pak ato investime që janë aktualisht i gëzojnë vetëm militantët e partisë në pushtet.

Kështu, qytetarëve të këtij vendbanimi iu premtua përkrahje e përhershme nga qeverisja e ardhshme dhe jo projekte selektive ashtu siç është bërë dhe po bëhet në këtë qeverisje.