Kronikë zgjedhore/ Ardita Sinani del me slloganin “ Unë jom me Preshevën”

Pra disa ditëve ka filluar fushata zgjedhore në komunën e Preshevës ku shumica e partive kanë publikuar edhe slloganet e tyre partiake.

Kandidatja për kryetare të komunës Preshevës nga radhët e PVD’s Ardita Sinani sot publikoi slloganin e zgjedhjeve “ Unë jom me Preshevën”

Znj.Sinani nëpërmjet postimi ka shkruar edhe disa rreshta ku ka ndërlidhur slloganin e saj me disa sinonime të tjera për Preshevën

Postimi i plotë :

Unë jom prej Preshevës, e lindur e rritur këtu. Këtu kam kry shkollën e këtu e boj punën.

Këtu kam familjen, shoqërinë, kolegët e miqtë.

Kam jetu me dhimbjen e Preshevës, ia di hallet e dertet.

Ia pi ujin kur ka furnizim, ia thithë ajrin edhe kur është i ndotur.

Ia njoh Fushat e Anamoravës e Malet e Karadakut.

Ia ndjejë vrullin rinisë, e ia njoh e mirënjoh urtësinë pleqërisë, ia di gëzimin e nxënësit në shkollë, e zërin e mesueses në klasë.

Ua njoh mikëpritjen qytetarëve, zemrën e hapur e buzëqeshjen në fytyrë kur na vijnë mërgimtarët.

Ia ndjej aromën e punës në arë, para syve kam duart e rryera e të vyera të bujkut e blegtorit, e punën e zejtarëve e dyqanxhive.

Ia di e i ndjej ëndërrat e Preshevës, ia kujtoj e dua t’ia kthejë asaj bukurinë e madhështinë.

Dhe për këtë kam vendosur:

Unë Jom me Preshevën❤️

Ardita Sinani