‘Krisma kallashi gjithë natën në Velipojë‘, largohet turisti nga Kosova
Pas të shtënave me armë dhe ngjarjes së rëndë ku mbetën te vdekur 4 persona dhe u plagosën 2 të tjerë, në hotelin ku mbrëmjen e kaluar ndodhi ngjarja ka rënë qetësia. Pushuesit që kishin ardhur për pushime aty kanë nisur të largohen.
Njëri prej tyre për mikrofonin e Klan Neës ka treguar atë çfarë ka parë dhe dëgjuar nga nata e mbrëmshme. Ai thotë se ka pasur shumë të shtëna me armë dhe ndihet i frikësuar.
“Kishte krisma kallashi gjithë natën. Po largohem tani, nuk rrihet, ne kemi ardhur për qejf. Ka pasur krisma kallashi tërë natën, kam ardhur nga Kosova nga Podujeva”, ka thënë një pushues.
Ndërsa një pushues tjetër shprehet se nuk do të largohet nga Velipoja por do të shkojë në një hotel tjetër për të vijuar pushimet.