Shqipëri

Masakër në Velipojë, ekzekutohen 4 persona pas sherrit për shezlongët

Tronditet Velipoja. Katër persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur mbrëmjen e sotme me armë zjarri.

Raportojez se ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë një lokali në qendër të Velipojës.

ABC mëson se shkak i sherrit që nisi me sharje e kërcënime dhe përfundoi me 4 viktima pranë lokalit “Fantazia” ka qënë konflikti për shezlongët.

Ende nuk dihet nëse përvec Ferracakut, personat e tjerë që mbetën te vdekur dhe të plagosur kishin lidhje me ngjarjen apo janë turistë.