Krim tjetër në Serbi: I riu ka qëlluar për vdekje të dashurën e tij!
Një i ri ka qëlluar sot të dashurën e tij në rrugën në Novi Sad. Si pasojë e plagosjes vajza ka ndërruar jetë. Më pas ai ka qëlluar edhe veten, transmeton Ministria e Lajmeve
26 vjeçarja ka ndërruar jetë në vend.
Pas kësaj, ai qëlloi veten në kokë dhe nga plagët e marra vdiq në Qendrën Klinike të Vojvodinës.
Sipas informacioneve jozyrtare, i riu ishte shitës i armëve dhe gjuetar i cili ka pasur posedim të ligjshëm të armëve.