Lajme

Kovid19/ Serbia e mbyllur edhe këtë vikend

Shtabi i Krizave i rekomandoi Qeverisë së Serbisë që të gjitha restoranet dhe kafiterit të mbyllen për fundjavë nga dita e nesërme në 12 në mesditë deri ditën e hënë në 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të dyqaneve të ushqimit, pikave të karburantit, farmacive dhe shpërndarjes së ushqimit.

Masat e reja në Serbi:

  • Nga e hëna të gjitha Shkollat e Mesme kalojn në mësimin Online,
  • Gastronomia të shtunën do të punojn vetëm deri në ora 12:00,
  • Të dielën mbyllur të gjitha, përveç Barnatoreve, Shitoreve, Qendrave të Derivateve, Furrave.
  • Për vikend në vendet turistike të skijimit (Kopaonik, Zlatibor) dhe vendet malore përveç ski liftëve gjithçka tjetër do të mbyllet.
  • Të hënën rikthehet në orar të njejt,
  • Të martën mbledhje e ardhshme për përcaktimin e masava shtesë dhe rritjen e kontrollit,
  • Përfundimisht largohet opsioni i mbylljes totale në të ardhmen,