Lajme

Kosovë/ Mbyllen të gjitha dyqanet në veriun e Kosovës

Të gjitha dyqanet ushqimore, dyqanet dhe kiosqet me mallra, në veri të Kosovës janë mbyllur si shenjë proteste për taksën 100 përqind të vendosur nga Prishtina


Siç raportojnë mediat serbe, atje janë mbyllur edhe furrat e bukës dhe objektet e tjera hotelierike.

Qytetarët kanë bërë rezerva këto ditë dhe kryetari i Shoqatës së Biznesmenëve në veri të Kosovës, Rados Petrovic, i tha RTS-së se kjo masë do të jetë në fuqi derisa Prishtina të heqë taksën.

“Ne paralajmëruam se nuk mund të funksionojmë me taksa dhe kjo është ajo që ndodh. Për sa kohë nuk mund t’i sigurojmë mallrat dhe ne punojmë të punojmë si në një botë normale, kjo do të zgjasë”, tha Petrovic.

Ai thekson se ky veprim i biznesmenëve filloi spontanisht, pasi ato mbetën pa mallra njëra pas tjetrit.

Petroviq shton se ka premtim nga autoritetet e Beogradit se banorët e veriut të Kosovës nuk do të mbeten të uritur dhe ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare “që të përfshihet në zgjidhjen e problemit sa më parë që të jetë e mundur”.

Autoritetet kosovare kanë vendosur taksën prej 100 për qind më shumë se shtatë muaj më parë./