Kosovarja, pjesë e kompanisë “Meta” (Facebook)
Është një profesioniste me origjinë shqiptare, Plarenta Deshishku, e cila jeton dhe zhvillon karrierën e saj në Dublin, Irlandë.
Ajo është diplomuar për Administrim Biznes dhe Menaxhim të Përgjithshëm në “ESCP Business School”, kurse studimet pasuniversitare i ka ndjekur në “Trinity College Dublin”.

Deshishku, edhe pse në një moshë të re, ka tashmë një karrierë të mbushur me trajnime, specializime dhe eksperienca të ndryshme pune.
Nga muaji korrik 2021 ajo është bërë pjesë e departamentit të “Global Operations” në rrjetin social Facebook, si “Market Specialist”. /Albinfo.ch