Kosovarja 14 vjeçe nget makinën në autostradë në orën 2 të natës
Në autostradën A1 në Neuenhof (AG) në drejtim të Bernës, është ndaluar në natën e të enjtes një ngasëse 14-vjeçare e veturës. Ishte ora 2 e pas mesnatës kur ajo po e ngiste e vetme automjetin e familjes së saj, shkruan wynnentalerblatt.ch.Një person i tretë ka raportuar në numrin e urgjencës së policisë se një makinë po udhëtonte në autostradë dhe kishte një stil jo të zakonshëm ngasjejeDuke u bazuar në këtë raportim, një patrullë e policisë mobile i është vënë pas makinës dhe ka arritur ta ndalonte atë në autostradë, në afërsi të Neuenhof-it pak kohë më vonë.Gjatë inspektimit, policia ka konstatuar se në timon ishte një vajzë 14-vjeçare, me prejardhje nga Kosova, e cila kishte marrë automjetin e familjes pa dijeninë e saj dhe e kishte ngarë atë.Shoferja e re është raportuar tek prokuroria përgjegjëse për të rinj.