Lajme

“The Travel” rendit Brezovicën si vendin më të rrezikshëm për ta vizituar me familje

Male të virgjëra, pamje mahnitëse e të mbushura me borë, resortet për ski janë duke u rritur në popullaritet në masë të madhe globalisht.

Franca, Austria, Zvicra e SHBA-ja janë disa prej shteteve që kanë më së shumti resorte për ski, transmeton Koha.net.

Resortet për ski ofrojnë shumë gjëra, duke filluar nga sauna, pishina me ujë të ngrohtë, ushqime të shijshme e shumë çka tjetër.

Por disa ski resorte, sipas ‘thetravel’, janë të rrezikshme për tu vizituar me familje.

Në top të kësaj liste gjendet Brezovica, transmeton Koha.net.

Shumica e ski resorteve gjenden në listën e “të vendeve të rrezikshme” për shkak të pjerrtësisë së madhe, ndërsa Brezovica vetëm për shkak të skiliftit të braktisur, ka zënë vendin e parë.

“Thetravel” e ka përshkruar skiliftin në Brezovicë që duket sikur të ishte film horror.