FutbollSporti

Kosova përjashtohet nga UEFA, reagojnë Dardanët: Jemi në ethe…

Lajmet e fundit se Kosova rrezikon të përjashtohet nga UEFA kanë prekur edhe tifozërin, Dardanët.

Këta të fundit, kanë dal me një komunikatë për media, përcjellë Gazeta Olle.

Në ethe për ngjarjet rreth FFK-së, shkruhet mes tjerash nga tifozëria zyrtare e Kosovës.

Më poshtë komunikata e plotë për media nga Dardanët:

Në këto momente të paqarta dhe brengosëse për futbollin e Kosovës, ne ‘Dardanët’ tifozët e Kosovës, kërkojmë nga gjithë vendimmarrësit dhe faktorët relevant në këtë situatë të krijuar:
që interesi i shtetit të Kosovës dhe futbollit të saj të jetë primar dhe mbi interesat individual;
që çdo mosmarrëveshje të zgjidhet pa tensione dhe të mos e dëmton marrëdhënjen e FFK me UEFA;
që të mos ketë ndërhyrje politike në FFK, jo vetëm sot, por asnjëherë.

Paradoksalisht, në vend se të jemi të fokusuar në ndeshjet e rradhës të Play-off-it, ne dhe gjithë opinioni publik futbolldashës jemi në ethe të ngjarjeve rreth FFK.
Bëjmë apel të gjithëve për ftohje të tensioneve që mund të rrezikojnë pjesmarrjen tonë eventuale në Euro2020.
Ne, tifozët e Kosovës, nuk mbështesim asnjëherë individ të caktuar, por futbollin e Kosovës.
Ne, tifozët e Kosovës, gjithmonë do të pëkrahim strukturat legale në FFK, andaj e perkrahim Kryetarin aktual të FFK-së, Agim Ademi.

Andrra jonë vazhdon, mos na e ndërpreni.