Lajme

‘Kosova mundet ma mirë’- Slogani i PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, e ka shpalosur sloganin me të cilin kjo parti do të garojë në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.

“Nëse ka një mesazh që dua ta merrni të gjithë ju nga kjo konventë, është bindja jonë se Kosova mundet ma mirë. Ky është edhe slogani i fushatës sonë “Kosova mundet ma mirë”. Ne jemi këtu për ta dëshmuar këtë. Ndërsa, unë si kryeministër ju siguroj se do ta bëj këtë”, ka thënë Bedri Hamza.

Hamza është zotuar se si kryeministër do të përkushtohet të ndërtojë një ekonomi që fuqizon çdo familje.

Ai ka thënë se populli ynë beson se Kosova mundet ma mirë.

Ky është zëri i qytetarëve tanë. Ata thonë se Kosovën mund ta bëjmë më të mirë. Ata janë të gatshëm të punojnë shumë për ta arritur këtë. Por, më e rëndësishmja, sot populli ynë beson se Kosova mundet ma mirë”.

“Ne të gjithë mund të bëhemi më të mirë në shumë mënyra. Mund të bëhemi zyrtarë më të mirë, punëtorë më të mirë, punëdhënës më të mirë, mësues më të mirë, prindër më të mirë, studentë më të mirë. Dua që të gjithë ju të besoni se Kosovën mund ta bëjmë ma të mirë”, ka shtuar ai.